image Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin: Jam optimist

Politikë

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin: Jam optimist

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se mbetet optimist para takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ku pritet të diskutohet për çështjen e presidentit të vendit.

Kurti ka thënë se optimizmi i tij lidhet me vullnetin e mirë dhe interesin publik për konstituimin e institucioneve dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

“Ju e dini që unë jam optimist sepse e kam vullnetin e mirë dhe interesin publik që do të thotë të konstituojmë institucionet, të evitojmë zgjedhjet e reja… në këtë mënyrë të fillojmë qeverisjen mbarë e mirë sepse kemi shume projekte në gjysmë dhe të reja që do të vijnë”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për takimin me Kurtin, i shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/