image Kurti pas takimeve me PDK-në dhe LDK-në: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Politikë

Kurti pas takimeve me PDK-në dhe LDK-në: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas takimeve të ndara që zhvilloi sot me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja, raporton Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se është ende herët të flitet për rezultate konkrete nga këto takime, por u shpreh optimist për vazhdimin e procesit.

“Fryma konstruktive përgjatë bisedimeve njëmend nuk paraqet marrëveshje e garanci për sukses, por meqenëse jemi veçse te takimi i parë pas certifikimit të rezultatit kemi shpresë për avancim në vijim”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për legjislaturën e njëmbëdhjetë, sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës zhvillova takime të ndara me krerët e PDK-së dhe të LDK-së.

Është ende herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimist për rrugën përpara. Fryma konstruktive përgjatë bisedimeve njëmend nuk paraqet marrëveshje e garanci për sukses, por meqenëse jemi veçse te takimi i parë pas certifikimit të rezultatit kemi shpresë për avancim në vijim.

Jemi të angazhuar dhe të përkushtuar që vullnetin e shprehur të popullit ta jetësojmë me institucione të reja e funksionale, që punojnë për të mirën e qytetarëve dhe Republikës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/