image Është në listën e 10 deputetëve që shpenzuan më së shumti para për karburant, reagon deputeti i VV-së - Sinjali

Është në listën e 10 deputetëve që shpenzuan më së shumti para për karburant, reagon deputeti i VV-së

news image

Sot, në media janë publikuar emrat e dhjetë deputetëve që kanë shpenzuar më së shumti para nga buxheti i shtetit për mbulimin e shpenzimeve të karburantit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë listë është edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i cili ka dalë me një sqarim publik për këtë çështje.

Sipas tij, kjo punë rregullohet me Rregulloren e Kuvendit të Kosovës dhe meqë ai jeton në Prizren, thotë se gjatë mujave nëntor – dhjetor 2021 ka udhëtuar mbi 35 herë nga vendbanimi i tij për të marrë pjesë në seanca të Kuvendit e në mbledhje të komisioneve parlamentare.

“Shumë deputetë nuk jetojnë në kryeqytet, përfshirë edhe mua. Meqë jetoj në Prizren dhe në muajt nëntor-dhjetor kam udhëtuar mbi 35 herë Prizren-Prishtinë, me distancë prej 84 kilometra, kam kaluar përafërsisht mbi 2940 km vajtje, 2940 km ardhje. Sipas kësaj logjike të gjithë deputetët duhet të zhvendosen në Prishtinë për ekonomizim të shpenzimeve. Unë këtë gjë nuk mund ta bëjë. Do të jetoj në Prizren. Faleminderit”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin