image Kërkohet paraburgim për zyrtarin e MBPZhR në Prizren që dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Sinjali

Kërkohet paraburgim për zyrtarin e MBPZhR në Prizren që dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

news image

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj zyrtarit përgjegjës në Autoritetin Pyjor në Komunën e Prizrenit, Izet Osmanaj, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas kërkesës, “i dyshuari më datë 27.01.2022 në cilësinë e personit zyrtar – si përgjegjës, përkatësisht inxhinier i pylltarisë pranë Autoritetit Pyjor në kuadër të Komunës së Prizrenit vepron në kundërshtim me kërkesën e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të kësaj komune, e cila kishte kërkuar që drunjtë e prerë në parkun e qytetit të Prizrenit, duhej të dërgoheshin në hapësirat e Shërbimit të Pylltarisë”.

“I njëjti nuk e përfill kërkesën në fjalë me ç’rast vëllimin prej 60 metër kub të drunjëve ia jep një kompanie private. Duke vepruar në këtë mënyrë, i njejti dyshohet të jetë përfshirë në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). “, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin