image Ky është zyrtari i MBPZhR-së që u arrestua sot në Prizren - Sinjali

Ky është zyrtari i MBPZhR-së që u arrestua sot në Prizren

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për arrestimin e zyrtarit përgjegjës të Autoriteti Pyjor në Komunën e Prizrenit, i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Izet Osmanajn, i cili dyshohet se ka mundësuar prerjen e 60 metrave kub dru, të cilat iu dhanë një kompanie private, ndonëse Drejtoria e Shërbimeve Publike kishte kërkuar që të dërgohen në hapësirat e Shërbimit të Pylltarisë.

Izet Osmanaj

Edhe një sasi tjetër e drunjëve ishte në proces të prerjes dhe bartjes dhe pritej të dërgoheshin te kjo kompani private, por u kapën nga Policia e Kosovës.

Andaj, sipas Policisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se personi i dyshuar ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar’, nga Neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.  

Prokurori ka urdhëruar që Osmanaj të ndalohet për 48 orë, ndërsa sasia e drunjëve të sekuestrohet.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin