Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën e këtij qyteti ndaj katër personave, të pandehurit me inicialet A.L., nga komuna Ferizaj, H.Z.,- komuna Viti, M.K.,- komuna Ferizaj dhe E.I.,- komuna Prishtinë, të cilët gjenden në ndalim nga data 25 marsi nën dyshimin për kontrabandim me armë.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit A.L. H.Z. dhe M.K., nga data 17 tetor 2020 e deri më 25.03.2021, në Ferizaj dhe në disa qytete të Kosovës, në bashkëveprim kanë importuar armë-pistoleta, pushkë automatike, armë ushtarake zollë, pushkë gjuetie si dhe municion dhe pajisje tjera për armë nga Republika e Maqedonisë, të cilat i kanë shitur nëpër vende të ndryshme të Kosovës, me këtë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”
Ndërsa, për të pandehurit A.L., H.Z., M.K dhe E.I., ekziston dyshimi i bazuar se kanë poseduar pa autorizim armë në kundërshtim me ligjin mbi armët, me ç’rast kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në një njoftim për media të prokurorisë së Ferizajt./Gazeta Sinjali/