image Kontrabanduesit u ikin policëve te liqeni i Ujmanit

Siguri

Kontrabanduesit u ikin policëve te liqeni i Ujmanit

news image

Policia kufitare sonte në orët e mbrëmjes nuk ka mundur që të ndalojë një kamion që dyshohej për kontrabandim mallrash, kjo në afërsi të liqenit të Ujmanit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Kjo pasi gjatë tentimit për ndalim zyrtarët policorë u penguan nga dy automjete civile pa targa.

Përmes një njoftimi Policia ka bërë të ditur se “Dy automjetet civile, me lëvizjet e tyre dhe krijimin e pengesave në rrugë, kanë penguar zyrtarët policorë duke iu pamundësuar ndaljen e kamionit i cili dyshohej për kontrabandë mallrash”.

Lidhur me këtë rast bëhet e ditur se janë angazhuar edhe njësitë tjera relevante policore për hetim, kërkim të personave dhe automjeteve të dyshuara.

/GazetaSinjali/