image Iu gjetën mbi 200 mijë euro të padeklaruara në automjet dhe një sasi verë e kontrabanduar, arrestohet 50-vjeçari në Vlorë

Shqipëri

Iu gjetën mbi 200 mijë euro të padeklaruara në automjet dhe një sasi verë e kontrabanduar, arrestohet 50-vjeçari në Vlorë

news image

Një 50-vjeçar është vënë në pranga në Portin e Vlorës pasi u kap me një sasi të konsiderueshme parash të padeklaruara. Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, është kaluar një mjet kamion tip “DAF”, me drejtues shtetasin A.B.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 218 885 euro të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi dhe kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje, përcjell Sinjali.

50-vjeçari u arrestua për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

/GazetaSinjali/