image Policia parandalon kontrabandimin e një furgoni dhe dy biçikletave

Siguri

Policia parandalon kontrabandimin e një furgoni dhe dy biçikletave

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar kontrabandimin e disa mallrave në Muqivercë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë në ora 04:55, në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, afër vijës kufitare me Serbinë, kanë arrit ta ndalin vozitësin e automjetit mashkull kosovar me iniciale (V.A,), i cili përmes rrugëve ilegale, me automjetin dhe mallrat tjerë, nga territori i Serbisë ka hyrë në territor të Republikës së Kosovës me qellim të kontrabandës së mallrave si në vijim:

• Një (1) automjet Furgon Renault Trafik, me targa të huaja, (automjeti kishte qenë i ç’lajmruar në vendin e origjinës) dhe
• Dy (2) biçikleta elektrike.

/GazetaSinjali/