image Prej kikirikit deri tek çanta e kraharorit, Policia e Kosovës kap plot mallra të kontrabanduara në një veturë

Politikë

Prej kikirikit deri tek çanta e kraharorit, Policia e Kosovës kap plot mallra të kontrabanduara në një veturë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare në Lindje ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në rrugën nga fshati Kabash në drejtim të fshatit Smirë të Vitisë.

Sipas njoftimit të Policisë, fillimisht ishte ndaluar një veturë, shoferi i të cilës është arrestuar, për shkak se dyshohet se ka kontrabanduar mallrat që iu gjetën në automjet.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur këta artikuj:

• 40 thasë me kikirikë të papërpunuar rreth 500 kg,
• 15 pako me rripa të brezit,
• 10 pako çanta të kraharorit,
• 3 pako me altoparlantë –bluetooth,
• 1 pako me mbajtëse të telefonave në veturë,
• 2 pako me aroma të ndryshme (shisha) dhe mallra tjera që dyshohet të jenë kontrabanduar nga territori i Maqedonisë së Veriut.

/GazetaSinjali/