image Kërkohet me urgjencë plazma e gjakut për aktorin Luan Jaha

Sociale

Kërkohet me urgjencë plazma e gjakut për aktorin Luan Jaha

news image

Aktori i njohur kosovar, Luan Jaha, është infektuar me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Vajza e tij, Hana Jaha, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët që të mund t’i sigurojnë plazmën e gjakut.

Personat që mund të dhurojnë gjak për aktorin duhet ta kenë kaluar patjetër koronavirusin.

“E kemi me urgjencë të sigurojmë plazmën e gjakut për babin (Luan Jaha), andaj personat që e kanë vullnetin e mirë dhe sapo e kanë kaluar Covidin e që kanë grupin e gjakut A Pozitiv të më lajmërohen. Na duhen dhurues me minimum 50+ antitrupa. Ju falenderoj paraprakisht për vullnetin e mirë dhe ndihmën. Për detaje ju lutem na shkruani në inbox ose në 049175395″ thuhet në apelin për ndihmë./Gazeta Sinjali/