Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në pikë kalimin kufitar në Vërmicë të Prizrenit, pasi që i njëjti ishte i kërkuar nga njësiti i anti-drogës.
I dyshuari kërkohej që nga muaji prill, transmeton Gazeta Sinjali.
Kurse, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Vërmicë , Prizren 14.04.2020-10:43 .Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pas që i njëjti që nga data e cekur ishte i kërkuar nga njësiti i anti-drogës. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/