image Kërcet grushti në Pejë: Dy persona rrihen mes vete, përfundojnë në ndalim policor

Siguri

Kërcet grushti në Pejë: Dy persona rrihen mes vete, përfundojnë në ndalim policor

news image

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Beteja e Qafë Broqit’ në Pejë, ku dy persona janë përfshirë në një rrahje.

Sinjali mëson se dy të dyshuarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital për shkak të lëndimeve që ia shkaktuan njëri-tjetrit me anë të goditjeve. Ata po ashtu janë arrestuar nga Policia dhe janë shoqëruar në stacion për intervistim.

Nën dyshimet se ndodhen në ndikim të alkoolit, dy të dyshuarit i janë nënshtruar testit të alkoolit, ku njëri nga ta ka rezultuar në gjendje të dehur.

Prokurori ka urdhëruar që dy të dyshuarit të dërgohen në mbajtje dhe ata të hetohen për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

/GazetaSinjali/