image Kërcënohet përmes telefonit një police në Podujevë

Siguri

Kërcënohet përmes telefonit një police në Podujevë

news image

Kanosjet ndaj zyrtarëve policorë po raportohen çdo ditë e më shumë. Një rast i njëjtë ka ndodhur të mërkurën në komunën e Podujevës.

Një zyrtare policore ka njoftuar se është kanosur nga një person përmes telefonit, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku thuhet se i dyshuari gjendet në arrati.

“Ankuesja femër kosovare zyrtare policore, ka informuar se përmes telefonit është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.

/GazetaSinjali/