Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kanosje”, në fshatin Senik të Malishevës, raporton Gazeta Sinjali.
I arrestuari dyshohet se dje rreth orës 18:05, e ka kanosur përmes telefonit një zyrtar policor.
Arsyeja e kanosjes, sipas Policisë, është një gjobë që polici ia kishte shqiptuar të dyshuarit, i cili e kishte drejtuar veturën pa patentë shoferë dhe pa regjistrim.
Në rastin e arrestimit, i dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe nga matja kishte rezultuar 2.03 promil.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë./GazetaSinjali/