Një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Gjakovë është kërcënuar dje nga një person, mëson Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se rreth orës 15:00, në rrugën “Gjon Nikoll Kazazi”, pjesëtari i PK-së, ka raportuar se është kanosur nga një i dyshuar, shtetas i Shqipërisë.
Lidhur me këtë rast, Sinjali mëson se është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është cilësuar si “kanosje”.