image Kërcënohet në vendin e tij të punës zyrtari i Komunës së Gjakovës

Siguri

Kërcënohet në vendin e tij të punës zyrtari i Komunës së Gjakovës

news image

Një zyrtar i Kuvendit Komunal të Gjakovës ka raportuar në polici se është kanosur me fjalë nga një person i panjohur, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, një person i panjohur ka shkuar në vendin e tij të punës dje rreth orës 16:30 në rrugën “UÇK” në Gjakovë dhe e ka kërcënuar atë.

“Rr. UÇK, Gjakovë 07.12.2020 – 16:30. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar në Kuvendin Komunal ka raportuar se në vendin e punës është kanosur me fjalë nga një person i pa njohur për të. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/