Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është kërcënuar me jetë përmes rrjeteve sociale nga një qytetar.
Në lidhje me këtë kërcënim, Lladrovci, ka reaguar me një shkrim të publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai ka thënë se kërcënimet që i ka pranuar, i ka drejtuar me shkrim pranë organeve të rendit, të cilave u beson shumë.
“Kërcënimet që kam pranuar, i kam deponuar me shkrim pranë organeve të rendit, me qëllim të pengimit apo parandalimit të mëtejmë të tyre. Veprimet tjera, janë në dorë të institucioneve përgjegjëse të cilave ju besoj dhe shpreh falënderim për punën dhe angazhimin e tyre”, ka shkruar ndër të tjera Lladrovci.
Në lidhje me këtë kërcënim ka raportuar edhe Policia e Kosovës, ku kanë bërë të ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, i cili ka kanosur me mesazh në rrjetin social viktimën mashkull shqiptar kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin e policisë.
Shkrimi i plotë i Ramiz Lladrovcit në Facebook: