image Kërcënohet me jetë përmes telefonit një person në Skënderaj

Siguri

Kërcënohet me jetë përmes telefonit një person në Skënderaj

news image

Një qytetar ka raportuar në polici se një person i panjohur e ka kërcënuar me jetë përmes telefonit, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti raportohet se ka ndodhur në fshatin Polac të Skënderajt, pasditën e 16 tetorit.

Policia nuk ka raportuar për ndonjë person të arrestuar.

“Fsh. Polac, Skenderaj, 16.10.2020-15:00. Me datë 17.10.2020 viktima mashkull  kosovar ka njoftuar se përmes telefonit është kanosur me jetë nga një i dyshuar i panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/