Kryetari i Sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexhat Llumnica, është kërcënuar me jetë nga një person i panjohur.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se Llumnica është kërcënuar përmes rrjetit social Facebook, pas organizimit të protestave për mirëqenien e punëtorëve të KEK-ut.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit hapet rast si ‘Kanosje’.