Shumë mërgimtarë kosovarë nëpër vendet e Evropës kanë vendosur që t’i kalojnë festat e fundvitit me familjen e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se vetëm gjatë fundjavës kanë hyrë mbi 56 mijë mërgimtarë.
“Bazuar në informacionet që i kemi nga pikat kufitare mund të them se numri i personave të kontrolluar që kanë hyrë me mjete të ndryshme gjatë kanë qenë 56 mijë e 655 persona, përderisa në dalje kanë qenë diku 1 mijë e 23 persona. Mirëpo edhe numri i qytetarëve që kanë hyrë nga pikat kufitare në cilësi të këmbësorëve kanë qenë 2 mijë e 300 persona në hyrje, përderisa në dalje 1 mijë e 555 persona”, tha Kelani në Klan Kosova, përcjell Gazeta Sinjali.
Po ashtu, Kelani njoftoi se disa prej mërgimtarëve ishin edhe cak i vjedhjes dhe apeloi te ta që të kenë kujdes dhe mos t’i parkojnë veturat në vende që nuk janë të sigurta.
“Bashkëatdhetarët tanë të kenë një vigjilencë dhe kujdes më të shtuar gjatë parkimit të automjeteve të tyre që të mos i lënë në vende të errësuara dhe hapësira ku nuk janë të sigurta dhe njëkohësisht të mos lënë gjësendet e tyre brenda veturave apo në pjesët e dukshme. Qoftë rroba apo çanta”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/