image Kçiqi i Madh i Mitrovicës, cak i hajnave - Policia e Kosovës nuk po mund t’i kap

Kosovë

Siguri/ Kçiqi i Madh i Mitrovicës, cak i hajnave – Policia e Kosovës nuk po mund t’i kap

news image

Vjedhjet nëpër pronat e qytetarëve, sidomos në shtëpi banimi, përveç anës kriminale të cenimit të pronës, po cenojnë seriozisht edhe sigurinë e tyre.

Banorët e fshatit Kçiq të Madh të Mitrovicës, tash e sa kohë po ankohen se ata po janë objektiv i vjedhësve të paidentifikuar.

Sipas Policisë së Kosovës, në muajin janar kanë ndodhur 3 deri 4 vjedhje në Kçiq të Madh të Mitrovicës.

Mirëpo, banorët e këtij fshati përmes një shkrimi në Facebook, kanë bërë të ditur se në atë fshat nuk ka siguri.

“Në natën e parë të vitit 2020 rreth orës 22 janë thyer edhe janë vjedhur tri shtëpi, ngjashëm ka ndodhur edhe në javën e fundit të vitit 2019, ku vjedhësit kanë thyer edhe vjedhur po ashtu tri katër shtëpi në lagje të ndryshme të Kçiqit të Madh”, ka shkruar një faqe e këtij fshati në Facebook.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për Gazetën Sinjali ka thënë se ende nuk ka diçka konkrete.

“Deri tash hetuesit kanë intervistuar me dhjetëra persona të dyshuar mirëpo nuk kemi ende diçka konkrete pasi nuk kemi prova”, ka thënë Zahiti.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë tri vjetëve të fundit prej 30 mijë rasteve të vjedhjeve, 13 mijë prej tyre janë cilësuar si vjedhje të rënda, në të cilat është përdorur forcë apo kryesi ka vepruar në mënyrë të rrezikshme gjatë vjedhjes./Gazeta Sinjali/