image Katër persona të lënduar në një aksident trafiku në autostradë

Siguri

Katër persona të lënduar në një aksident trafiku në autostradë

news image

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili tha se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një kamion.

Si pasojë e aksidentit katër personat e lënduar nga plagët e marra kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Krasniqi deklaroi se njësia e trafikut për kontrollin e autostradës është marrë me procedurat në vendngjarje.

“Rreth orës 17:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, segmenti Veternik-Bresje. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe tri vetura. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia e trafikut për kontrollin e autostradës është marrë me procedurat në vendngjarje”, deklaroi ai për Sinjali./GazetaSinjali/