Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Prizren ku pasi kanë ngrënë ushqim katër persona, kanë filluar ta demolojnë inventarin e restorantit.
Përveç demolimit katër persona kanë sulmuar fizikisht një person si dhe kanë thyer xhamat e një veture jashtë lokalit.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar pronar i restorantit, ka informuar se katër persona të pa njohur, pasi kanë ngrënë ushqim kanë filluar të demolojnë inventarin e restoranit dhe më pas kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar. Të dyshuarit jashtë restorantit kanë thyer xhamat e një veture me pronar mashkull K-Shqiptar. I lënduari ka pranuar tretman mjekësor. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/