Nga 313 raste të marra nga Klinika Infektive gjatë ditës së sotme në Kosovë, 53 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Shtimi i numrit të rasteve të reja me koronavirus ka bërë që numri në total të arrijë në 1 mijë 437, ndërsa i atyre të shëruarve ka shkuar në 928, transmeton Gazeta Sinjali.
“Sot më 13 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 313 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/.