Drita arriti të përmbysë gjithçka në ndeshjen e dytë kthyese të zhvilluar të martën në “Fadil Vokrri” ndaj Inter Turkut.
Gjilanasit u mposhtën me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e parë në Lituani, megjithatë përmbysën gjithçka në ndeshjen kthyese në “Fadil Vokrri”, duke fituar me rezultat të thellë 3-0, për t’u kualifikuar në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.
Pas kualifikimit në raundin tjetër, klubi i Dritës ka përfituar 350 mijë euro.
Drita në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës do të takohet me skuadrën belge Royal Antwerp, dhe në rast se ia del të kalojë edhe këtë raund, gjilanasit do t’i arkëtojnë edhe 200 mijë euro të tjera.