image Ky do të jetë kundërshtari i Dritës në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës

Futboll

Ky do të jetë kundërshtari i Dritës në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës

news image

Drita ka arritur të kualifikohet në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Gjilanasit u mposhtën në ndeshjen e parë si mysafir ndaj skuadrës finalandeze, Inter Turku me rezultat minimal 1-0, megjithatë ata përmbysën gjithçka në ndeshjen kthyese në “Fadil Vokrri” duke triumfuar me rezultat 3-0.

Me triumfin e sotëm, “bardhekaltrit” kanë arritur të kualifikohen në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Në rrethin e dytë, skuadra gjilanase do të takohet me skuadrën belge, Royal Antwerp, më 21 e 28 korrik.

/GazetaSinjaliSport/