image Drita – Antwerp, sot fillon shitja e biletave, këto janë çmimet

Futboll

Drita – Antwerp, sot fillon shitja e biletave, këto janë çmimet

news image

Drita do ta zhvillojë ndeshjen kthyese të raundit të dytë të Ligës së Konferencës ndaj Royal Antwerp të enjten.

Gjilanasit ia dolën të merrnin një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë në udhëtimin në Belgjikë, duke barazuar me rezultat pa gola.

Ky barazim i jep shpresë bardhekaltërve për një kualifikim tutje, pasi ndeshja zhvillohet tani në “Fadil Vokrri”.

Tashmë Drita ka njoftuar përmes faqes zyrtare se biletat do të dalin në shitje sot (e martë), para teatrit të qytetit dhe te stadiumi i qytetit në Gjilan nga ora 12:00.

Këto janë çmimet e biletave: Veri 2 euro, Lindje 3 euro, Perëndim 7 euro, VIP 20 euro.

Ndryshe, kjo sfidë luhet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:00.

Në rast të kualifikimit tutje, në rundin e tretë eliminator, Drita do të përballej me fituesin e ndeshjes Seinajoen Jalkapallokerho – Lillestrom.

/GazetaSinjaliSport/