image Drita përmbys gjithçka në "Fadil Vokrri" ndaj Inter Turkut, kualifikohet për fazën tjetër

Futboll

Drita përmbys gjithçka në “Fadil Vokrri” ndaj Inter Turkut, kualifikohet për fazën tjetër

news image

Drita ka arritur që të përmbysë gjithçka në ndeshjen kthyese në “Fadil Vokrri”.

“Bardhekaltrit” kanë triumfuar me rezultat të pastër 3-0 ndaj skuadrës finlandeze, Inter Turku, duke kaluar në fazën tjetër me rezultat të përgjithshëm 3-1, pasi finlandezët kishin fituar ndeshjen e parë 1-0.

Marko Simonovski hapi sfidën në kryeqytet, duke realizuar në minutën e 2-të të ndeshjes për afatin fillestar.

Arbnor Muja i realizoi dy golat e tjerë, në vetëm dy minuta lojë (49′ 51′).

Gjilanasit kishin raste të panumërta shënimi deri në përfundim të ndeshjes, ku rezultati kishte mundur të ishte edhe më i thellë, megjithatë rrjetat mbeten të heshtura pas minutës së 51-të.

Drita kualifikohet në raundin tjetër të Ligës së Konferencës.

/GazetaSinjaliSport/