image Drita kërkon një rezultat pozitiv në udhëtimin e vështirë ndaj Antwerpit

Futboll

Drita kërkon një rezultat pozitiv në udhëtimin e vështirë ndaj Antwerpit

news image

Drita do të nisë sot ciklin e rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Gjilanasit do ta zhvillojnë ndeshjen e parë ndaj skuadrës belge, Royal Antwerp në Belgjikë, me fillim nga ora 19:00.

Bardhekaltrit kaluan në këtë fazë pasi përmbysën rezultatin në ndeshjen e dytë ndaj Inter Turkut me rezultat të thellë 3-0, duke u kualifikuar në raundin tjetër me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Antwerp konsiderohet favorit për këtë sfidë, megjithatë Drita do të tentojë për ndonjë befasi ndaj skuadrës belge.

/GazetaSinjaliSport/