image Kaplohen nga zjarri disa vetura në Podujevë, policia jep detaje

Siguri

Kaplohen nga zjarri disa vetura në Podujevë, policia jep detaje

news image

Disa vetura janë përfshirë nga zjarri në fshatin Peran të Podujevës, sonte rreth orës 21:16, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës, i cili tha se veturat u përfshinë nga zjarri në një servis në rrugën “28 Nëntori”.

Hoxha shtoi se nuk është raportuar për ndonjë rrezik për qytetarët.

“Ju konfirmoj se sot më datë 09.06.2020, në ora 21:16, kemi pranuar informatën se dy (2) automjete i ka kapluar zjarri në një servis të veturave në Rr “28 Nëntori”. Deri tani nuk është raportuar për ndonjë rrezik tjetër eventual për jetën e qytetarëve”, tha ai./GazetaSinjali/