image Kapja e 91 kg drogë/ Një 55-vjeçar i arrestuar, tre të tjerë në kërkim nga Policia

Siguri

Kapja e 91 kg drogë/ Një 55-vjeçar i arrestuar, tre të tjerë në kërkim nga Policia

news image

Policia e Kosovës ka mbajtur konferencë për media lidhur me një aksion, i cili ka rezultuar me konfiskimin e 91 kilogramë marihuanë.

Drejtori i Drejtorisë për Narkotikë, Major Reshat Murseli, tha se është arrestuar një 55-vjeçar me inicialet F.M dhe tre të tjerë janë në kërkim

“Janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve dhe objektet përcjellëse, një shtëpi në fshatin Konushevc dhe është arrestuar një i dyshuar F.M 55 vjeç, kjo shtëpi dyshohet se ka qenë depo e narkotikët. Është kontrolluar edhe shtëpia e një të dyshuari M.Q në Dragash por nuk është gjetur asgjë”

Ndaj të arrestuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

“Policia është në kërkim të edhe tre personave tjerë. Kemi informacione për personat e involvuar në këtë rast dhe shumë shpejtë do t’iu njoftojmë“, tha majori i Policisë.

/GazetaSinjali/