Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ato të Shqipërisë kreu një operacion në Lipjan, që rezultoi me konfiskimin e 400 kg kokainë dhe arrestimin e shtatë personave të dyshuar, raporton Gazeta Sinjali.
Kokaina dyshohet se ka ardhur nga Brazili, e fshehur në pakot e produkteve të mishit.
Policia ka kryer bastisje në disa lokacione të vendit dhe nga burimet brenda prokurorisë, Sinjali mëson se janë gjetur dhe sekuestruar dy revole, një TT dhe një me gaz, 25 mijë e 925 euro para të gatshme, 200 denarë MK, një veturë, 6 telefona celularë, dy laptopë, katër DVR dhe një Hard Disk.
Këto burime kanë bërë të ditur se shtatë të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/