Liverpooli ka përmbysur gjithçka në Spanjë, duke e realizuar tani edhe golin e tretë.
Pas një pjese të dytë të dobët nga Reds ku u ndodhën në disavantazhin e dy golave, anglezët u rikthyen në pjesën e dytë duke realizuar plot tre gola.
Fabinho e ngushtoi fillimisht epërsinë në minutën e 62-të, teksa pesë minuta më vonë Diaz barazoi shifrat pas një goditje të saktë me kokë në minutën e 67-të.
Goli i tretë erdhi nga Sadio Mane i cili pas një gabimi në mbrojtje, mbeti përballë portës bosh, në të cilën nuk mundi të gabonte në minutën e 74-të.
Mala salida de Rulli que aprovecha Mané. Liverpool da vuelta el partido. pic.twitter.com/igBi8k3Bp4
— Tercer Cambio (@TercerCambio_) May 3, 2022