Futbollistët e klubit nga Gjilani, Drita kanë bërë një gjest fantastik që tregon dashurinë e madhe për klubin.
Ndonëse drejtuesit kishin përgatitur pagat e plota edhe këtë muaj, futbollistët në baza vullnetare të heqin dorë nga 30% e pages.
Këtë për Gazetën Sinjali e konfirmoi dje trajneri, Ardian Nuhiu i cili tha se ky gjest është për cdo respekt.
Ndërsa, sot Gazeta Sinjali kontaktoi me kapitenin, Ard Limani i cili tregoi se si erdhi deri te ky vendim.
“Unë dhe disa prej futbollistëve më të vjetër në skuadër kemi formuar një grup për të biseduar rreth çështjes se a duhet të heqim dorë nga një pjesë e pagës! Te gjithë ishim të vetëdijshëm për situatën dhe për hir të korrektësisë absolute deri tani, ne vendosëm që ti bëjmë një lehtësim sado të vogël klubit. Kjo ishte marrveshje e dyanshme” u shpreh kapiteni i Dritës.
Momentalisht, Drita gjendet në pozitën e dytë, ndërsa nuk dihet se cfarë do të ndodh me këtë sezon në Superligën e Kosovës./Gazeta Sinjali/