image Kapet personi i 6-të i përfshirë në rrëmbimin e 2 shqiptarëve të Kumanovës, është motra e Margona Islamit

Siguri

Kapet personi i 6-të i përfshirë në rrëmbimin e 2 shqiptarëve të Kumanovës, është motra e Margona Islamit

news image

Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë ekskluzivisht për arrestimin e pesë personave në Stanishor të Novobërdës, të dyshuar për rrëmbimin e dy shtetasve të Maqedonisë së Veriut, shqiptarëve nga Kumanova, në mesin e të cilëve ishin edhe dy zyrtarë policorë, Besjan Neziri dhe Visar Kerçeli.

Policëve u ndihmoi Valon Kiqina, punëtor i Aeroportit të Prishtinës, Flamur Sopi, punëtor i RTK-së dhe Margona Islami, një femër e cila shërbeu për t’i joshur viktimat në mënyrë që më vonë t’u merret haraç.

Gjithë këtë ngjarje, Sinjali raportoi se dyshohet se e kurdisi zyrtari policor Visar Kerçeli bashkë me të dyshuarën, Margona Islamin.

Viktimat e rrëmbimit ishin joshur nga Margona Islami dhe nga një femër tjetër, e cila Sinjali mëson se është 27-vjeçarja Merita Zymberi, motra e Margonës.

Burime brenda prokurorisë i kanë thënë gazetës se Merita është personi i gjashtë i cili dyshohet se ka qenë e involvuar në këtë rast.

Ajo është intervistuar me shkrim sot, në prezencë të avokatit në zyrat e NJHP-së, në cilësinë e të dyshuarës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, ajo është ndaluar për 48 orë.

Sot, Departamenti për Krime të Rënda në kuadër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka kërkuar nga Gjykata e shkallës së parë të këtij rajoni, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Visar Kerçeli, Margona Islami, Besjan Neziri, Valon Kiqina dhe Flamur Sopi, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Rrëmbimi’’, nga neni 191 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./Gazeta Sinjali/