image Kërkohet paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rrëmbimin e dy personave nga Maqedonia

Drejtësi

Kërkohet paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rrëmbimin e dy personave nga Maqedonia

news image

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për një rast të rrëmbimit të dy shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut nga dy zyrtarë policorë dhe tre të dyshuar të tjerë. Gjithë këtë ngjarje, Sinjali raportoi se dyshohet se e kurdisi zyrtari policor Visar Kerçeli bashkë me të dyshuarën, Margona Islamin.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve Visar Kerçeli Margona Islami, Besjan Neziri, Valon Kiqina dhe Flamur Sopi, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Rrëmbimi’’, nga neni 191 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ashtu siç raportoi Sinjali, edhe në kërkesën e Prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se të të dyshuarit, nga data 16 – 17 Shkurt 2021, me dashje direkte dhe me qëllim të përfitimit material, i kanë marrë dhe i kanë mbajtë nën kërcënimin e armës të dëmtuarit Z.R. dhe A.A., në një villë në Komunën e Novobërdës.

Viktimat i kanë prangosur me pranga plastike, duke iu bërë video incizime, të cilat pastaj ia kanë dërguar familjarëve të të dëmtuarve, duke iu kërkuar para për lirimin e tyre.

/GazetaSinjali/