image Motra e dëshmorit përballet me Kurtin: Pse m'largove prej pune?

Sociale

Motra e dëshmorit përballet me Kurtin: Pse m’largove prej pune?

news image

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar varrezat e martirëve të lirisë në Krushë të Madhe, mirëpo ai gjatë kësaj vizite u ndal nga motra e një dëshmori.

Në një video të publikuar, shihet ajo duke kërkuar nga Kurti përgjigje se pse është shkarkuar nga puna si diplomate e Kosovës.

“Më vjen mirë që keni ardhur sot. Por, si është e mundur që unë para një jave jam pushuar nga puna si diplomate e Kosovës, duke dalë nga ky gjak, sakrifica e këtyre dëshmorëve më ka dërguar të shkollohem në Austri dhe unë sot me padrejtësinë më të madhe, para një jave shkarkohem nga puna si diplomate”, dëgjohet duke i thënë ajo, Kurtit.

Kurti është përgjigjur shkurt duke i thënë se “nuk e di këtë gjë, duhet ta kuptosh”.

“E kuptoj, por padrejtësitë po vazhdojnë me të thënë të drejtën. Unë jam betuar para varrit, para gjakut të këtyre dëshmorëve”, thoshte ajo.

“Do të interesohem për çka bëhet fjalë. Do ta shikojë për çka bëhet fjalë”, tha Kurti.

/GazetaSinjali/