image Ferizajasi kërcënoi motrën me thikë, tetë muaj burgim
[wp-story id="814678"]

Drejtësi

Ferizajasi kërcënoi motrën me thikë, tetë muaj burgim

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Q.M., pasi që i njëjti është i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale “Kanosje”.

Gjykata Themelore në Ferizaj, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe pranimit të fajësisë nga i pandehuri, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tetë muaj.

I pandehuri, i cili gjendet nën masën e paraburgimit do të i vazhdohet kjo masë deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me aktgjykim.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se i pandehuri akuzohet se më 14.11.2021, në shtëpinë e tyre në Ferizaj, më qëllim të frikësimit, ka kanosur seriozisht me fjalë dëmtuarën-motrën e tij Ç.M., për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes të pandehurit me familjarët e tij, në atë mënyrë që e dëmtuara ishte kthyer nga puna, i pandehuri e kishte pyetur “Se ku ke qenë”, i njëjti në dorë kishte një mjet-thikë dhe e kanosë të dëmtuarën, me ç’rast tek e dëmtuara kishte shkaktuar ndjenjën e shqetësimit dhe frikës./GazetaSinjali/