image Gruaja në Viti shkon ta vizitojë motrën, e gjen të vdekur në dhomë – Policia nis hetimet - Sinjali

Gruaja në Viti shkon ta vizitojë motrën, e gjen të vdekur në dhomë – Policia nis hetimet

news image

Një grua është gjendur pa shenja jete sot rreth orës 15:30 në fshatin Sllatinë e Poshtme në komunën e Vitisë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se viktima, e cila është e moshës 59-vjeçare dhe jetonte vetëm, është gjetur e shtrirë në dysheme nga motra e saj e cila kishte shkuar ta vizitojë.

Sipas burimeve, motra e viktimës ka lajmëruar Emergjencën në Viti, me ç’rast me të mbërritur në vendngjarje, është konstatuar vdekja nga mjeku kujdestar.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori me urdhër të së cilit hapet rasti ‘Vdekje e dyshimtë’.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin