Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Kontrabandim me migrantë”, dje rreth orës 18:00, në dalje të autostradës në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, i dyshuari është shtetas i Turqisë, i cili jeton në Maqedoninë e Veriut.
Gazeta Sinjali mëson se policia ia ka konfiskuar kamionin me të cilin dyshohet se bartte migrantë dhe 1 mijë e 900 euro para të gatshme.
I dyshuari, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/