image Arrestohet një person në Leposaviq për kontrabandë me mish

Siguri

Arrestohet një person në Leposaviq për kontrabandë me mish

news image

Mishin e ngarkuar në një kombi nuk arriti ta dërgonte në destinacionin e tij, për shkak se në Leposaviq u kap nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kanë bërë të ditur se mëngjesin e së dielës, rreth orës 10:00 në Leposaviq, policia ka kapur në flagrancë një person, i cili po bartte me një kombi një sasi të produkteve të mishit.

Për shkak të mungesës së dokumentacionit përkatës, kjo sasi e mishit është konfiskuar, nën dyshimin se është kontrabanduar.

Këto burime bëjnë të ditur se bashkë me mishin është konfiskuar edhe kombi me të cilin i dyshuar bartte produktet./Gazeta Sinjali/