Policia e Kosovës ka arrestuar një 41-vjeçar me iniciale A.B., i cili dyshohet se kishte kërcënuar dy persona më 8 dhjetor të këtij viti, rreth orës 19:00 në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i ka thënë Gazetës Sinjali se 41-vjeçari është arrestuar sot dhe ndaj tij është shqiptuar masa e arrestit policor.
“Sot nga hetuesit policorë të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për një rast kanosjeje. Ngjarja ka ndodhur më datë 08.12.2020 rreth orës 19:00, me ç’ rast i dyshuari kishte kanosur dy persona të cilët kishin denoncuar rastin në polici.”
“Mbështetur në informacionet e para policia kishte filluar hetimin përfshirë këtu edhe ndërmarrjen e një varg veprimesh policore, që rezultuan me identifikimin e personit të dyshuar përkundër shmangies së tij. Kësisoj i dyshuari; Ø A. B, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, u arrestua sot nga ana e policisë dhe i’ u shqiptua masa e arrestit policor”, tha Borovci.
Ai po ashtu bëri të ditur se ndaj të arrestuarit është iniciuar rasti “kanosje” dhe me rekomandim të prokurorit, 41-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/