Një 40-vjeçar është arrestuar sot në Prishtinë ndaj të cilit kishte pasur një urdhëresë ndërkombëtare, shkruan Gazeta Sinjali.
Arrestimi i personit të dyshuar është kryer në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i PK-së Agron Borovci.
“H.Z mashkull, 40 vjeç, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Borovci.
Sipas PK-së i dyshuari ishte në kërkim nga shteti i Austrisë.