Një person i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar është kapur sot në fshatin Osek Pashë të Gjakovës, mëson Gazeta Sinjali.
Arrestimi i H.H., i kërkuar në bazë të urdhëresës së ILECU, është bërë nga një patrullë policore e Stacionit Policor në Gjakovë.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 50-vjeçari i kërkuar u kap rreth orëve të mesditës.
Sipas këtyre burimeve, pas arrestimit i njëjti është dërguar në Stacionin Policor në Gjakovë.