image Kapet mat me drogë një person në lagjen Tuzus në Prizren

Siguri

Kapet mat me drogë një person në lagjen Tuzus në Prizren

news image

Antidroga e Policisë së Kosovës sot ka zhvilluar aksione në disa qytete, ku janë prangosur persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike. Sinjali mëson se përveç Gjilanit, Mitrovicës e Vushtrrisë, edhe në Prizren është arrestuar një person, i cili është kapur me drogë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se është arrestuar një person në rrugën “Sylejman Vokshi”, të lagjes Tuzus në Prizren, pasi të njëjtit, zyrtarët policorë i kanë gjetur substancë narkotike.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në stacion, ku ka dhënë deklaratën para hetuesve.

Në lidhje me këtë rast, Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, mirëpo deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar ndonjë informacion.

Kujtojmë që sot Policia në Gjilan ka kryer bastisje në një shtëpi ku ka gjetur substanca narkotike të llojit marihuanë e kokainë, para dhe municion.

Ndërsa edhe tre persona tjerë janë arrestuar në Mitrovicë të Jugut e Vushtrri, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

/GazetaSinjali/