image Antidroga kryen bastisje në Pogragjë të Gjilanit/ Gjendet drogë, para e municion

Siguri

Antidroga kryen bastisje në Pogragjë të Gjilanit/ Gjendet drogë, para e municion

news image

Sot rreth orës 13:00, në fshatin Pogragjë të Gjilani, hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës kanë realizuar një plan taktik të koduar “Kalaja”, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë këtij aksioni, Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e dyshuarit dhe objekteve përcjellëse.

Policia ka njoftuar se gjatë bastisjes, të dyshuarit i është gjetur:

  • (280.7) gr. marihuanë
  • (140) gr. marihuanë
  • (8.6) gr. marihuanë
  • (3.3) gr. fara për kultivim
  • (0.6) gr. kokainë
  • (1450) euro para të gatshme
  • (30) franga para të gatshme
  • (1) elektroshok
  • (3) peshore elektrike
  • (27) copë municion (fishek) të kalibrit të rëndë
  • (2) copë (fishek) të kalibrit A/47

Në konsultim me prokurorin kujdestar pas intervistimit të dyshuarit i lëshohet Vendimi mbi ndalimin për 48 orë.

/GazetaSinjali/