Policia e Kosovës sot ka arritur të arrestojë një person të dyshuar për vjedhje në banesën e serbes në Gjakovë, Dragica Gashiq, shkruan Gazeta Sinjali.
I njëjti është dërguar në stacion policor dhe është intervistuar, ku në prezencë të avokatit ka pranuar se ka kryer veprën.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e saj të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.