Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të dyshuar, i cili ishte hasur duke punuar në një lokal pas orës 21:00, duke shkelur kështu vendimin e qeverisë për mbylljen e lokaleve në këtë orë, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari mbrëmë e kishte mbajtur lokalin e hapur në orën 22:40, kur edhe u kap në flagrancë nga policia në Mitrovicë.
Policia njofton se me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është inicuar lënda e rastit dhe më pas është liruar në procedurë të rregull.
Kurse, procedurat ndaj personave të cilët ishin klientë në lokal, bëhet e ditur se do t’i vazhdojnë inspektorët sanitarë.
Kujtojmë që vendimi për mbylljen e lokaleve në orën 21:00 u mor nga Qeveria Hoti më 5 korrik të këtij viti, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus./Gazeta Sinjali/