image Kapet ‘dilleri’ i drogës në Ferizaj, Policia kryen bastisje në shtëpinë e tij

Siguri

Kapet ‘dilleri’ i drogës në Ferizaj, Policia kryen bastisje në shtëpinë e tij

news image

Mbrëmë rreth orës 21:20, në rrugën “Halil Alidemaj” në Ferizaj, patrulla policore në kuadër të operacionit “Siguria dhe stop drogave në shkolla” e ka ndaluar për kontroll një person (emër i njohur për redaksinë).

Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se gjatë kontrollit, të dyshuarit në xhepat e duksit i janë gjetur tri cigare dhe një qese najloni të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Pas kontrollit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në stacionin policor në Ferizaj.

Lidhur me këtë rast, Policia e ka kontaktuar prokurorin kujdestar dhe me vendim të tij është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në rrugën “Halil Ademaj”.

Siç mëson Sinjali, gjatë kontrollit të shtëpisë, në një dhomë gjumi në një kavanoz qelqi është gjetur një sasi e substancës narkotike të llojit marihuanë, një blinder, një peshore digjitale dhe foli alumini.

Si prova materiale, janë sekuestruar/ konfiskuar:

  • Një qese najloni në të cilën gjendet sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë , me peshë totale 7.50 gram;
  • Tri cigare të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale 2.40 gram;
  • Një role alumini, e përdorur për paketim të marihuanës;
  • Një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë 2.5 gram , e gjetur në një kavanoz;
  • Një peshore digjitale;
  • Një paketim me letra për mbështjellje të marihuanës;
  • Një mulli- blender për bluarjen e marihuanës.

/GazetaSinjali/